Rozë

Pasi u shpall e pafajshme, bëhet e ‘gjallë’ Fjolla Morina

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 21 September 2021

Javën e kaluar Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi.

Këngëtarja u shpall e pafajshme nga të dyja veprat për të cilat akuzohej

E pas afër dy muajsh, edhe larg rrjeteve sociale, Morina është bërë e gjallë në Instagram.

-Advertisement-

Këngëtarja ka bërë postimin e parë, derisa ka publikuar një video nga dyqani i saj, vend ky ku dhe u arrestua nga Policia e Kosovës.

Fjolla përndryshe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndonte akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo erdhi si pasojë e një arrestimi të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera