Lajme

Pasi u shkarkua nga Haxhiu, ankohet se u dyshua për koronavirus e nuk mundi ta mbroj vetën

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 19 May 2020

Rrahim Rama u shkarkua nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar.

Kjo për arsye që siç u tha ka keqadministruar pasurinë që është nën menaxhimin e Agjencisë dhe nuk ka qenë i aftë profesionalisht, shkruan gazeta inFokus.

Por, Rama, ka deponuar ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

-Advertisement-

Një nga ankesat është që Rama thotë se në kohën kur u thirr për ta mbrojtur vetën në komision, ishte i dyshuar se u infektua me COVID-19, e nuk mund të shkonte.

“Më datë 03.05.2020, unë si palë në procedurë e kam njoftuar komisionin se nuk jam mirë me shëndet, kam pasur simptoma të gripit COVID-19 dhe jam lajmëruar në Klinikën Infektive në QKUKU në po të njëjtën ditë mjekët kanë dashur të më ndalin në Klinikë, por unë kam preferuar që të izolohem në shtëpi dhe kështu më ka rekomanduar edhe mjeku i Klinikës Infektive”, ka shkruar në ankesë Rama.

Kësisoj, Rama thotë që ka njoftuar zyrtarin e SKQ, Nagip Tahirin që nuk mund të marrë pjesë, derisa i njëjti përmes postës elektronike e kishte ftuar megjithatë në këtë seancë por përmes telefonit apo video-konferencës.

Megjithatë, Ramës kjo nuk i ishte dukur fort e arsyeshme, andaj kishte kërkuar që seanca të shtyhej.

Por, kjo nuk i ishte marrë parasysh nga komisioni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera