Rozë

Pasi u shfaq krah një vajze misterioze, Blero poston FOTON duke u puthur me të dashurën e re

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 24 November 2022

Vetëm pak kohë më parë, Blero Muharremi vendosi që të konfirmonte ndarjen nga bashkëshortja e tij, Afrona Dika. Madje tani fansat e tij po aludojnë se këngëtari i njohur ka nisur një romancë të re.

Dyshimet kanë lindur pikërisht nga postimet e tij në rrjetet sociale. Para pak ditësh, Blero ndau me ndjekësit në “Instastory” një fotografi ku shfaqej krah një vajze misterioze.

Artisti postoi një imazh ku shfaqej një bionde, fytyrën e së cilës e fshehu për publikun.

Lidhur me këtë, mediat kosovare raportuan se e dashura e re është një vajzë shqiptare që jeton në Gjermani por nuk është fytyrë publike.

Ndërkohë, së fundmi, këngëtari ka publikuar një tjetër imazh, në të cilin nuk e zbulon portretin e vajzës, por shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Etiketa:

Të tjera