Lajme

Pasi “u ngut” me deklaratën për vajzën e mitur, Izmaku sqaron pozicionimin e saj rreth rastit të Drenasit

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 08 February 2019

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka reaguar pas raportimit në media se ajo kishte thënë se “nuk është mirë që i është dhënë publicitetit i madh” rastit të vajzës nga Drenasi.

Megjithatë, ajo ka deklaruar se ndjen keqardhje të thellë për vajzën e mitur e të keqpërdorur, siç çdo qytetar i këtij vendi.

“… ndihem keq qe ky abuzim ka ndodhur nga njerëz qe normalisht ish deshtë te mbrohet viktima”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Fillimisht dua te shpreh dilemen time qe ne raste te tilla te inicohen debate parlamentare, sepse  vrulli i idese qe me cdo gje te bejme politike, nuk na prodhon rezultate me te mira pos moralizimeve

Cka do te ndodh pas kesaj séance? A do ta bejme me te lehte kete ngjarje? Une mendoje se JO.

Pervec qe do ta shendrrojme ne drama politike nje rast fatkeq te nje vajze te mitur nga nje personi i akuzuar, e qe fatkeqesisht ishte nje polic ne detyre, ne njeherit po kontribujme ne lekundjen e besimit ndaj nje institucioni qe na ka bere aq krenar viteve te fundit,sic eshte policia ! Pra, jam kunder idese qe rastet e tilla te vijne si debate ne parlament. Jam qe keto raste te diskutohen aty ku llogaria kerkohet drejteperdrejt, ne komisione parlamentare!

Megjithate, ne jemi ne séance sot dhe mendimi im lidhur me kete rast te keqperdorimit te shumefisht, eshte ky;

Ndjeje keqardhje te thelle per vajzen e mitur e te keqperdorur, sic cdo qytetar i ketij vendi, ndihem keq qe ky abuzim ka ndodhur nga njerez qe normalisht ish desht te mbrohet viktima!

Ndihem keq si nene e si grua, duke ditur edhe mentalitetin tone qe dijme te keqperdorim fatkeqesisht dhe ti lem nam nje familje, edhe ne fatkeqesi te tilla, ndersa mendoje qe ky rast ish desht te shkoje ne procedura te rregullta te organeve kompetente, e jo t’i japim ne verdiktin para drejtesise.

Sepse, kemi te bejme me nje rast e jo nje fenomen, kemi te bejme me nje polic te pandergjegjeshem, e jo me disa raste! Nuk kemi te bejme me nje keqsjellje te pergjithshme sepse une mbetem ne besimin, se perjashtuar raste inviduale, ne dhe une personalisht, besoje ne policine tone pafundesisht, ndjeje se me gjithe keto diskutime anekend  mediave e sot ne parlament, I kemi bere te ndihen keq edhe ata qe po kryjne shume me nder punen e vet!

Andaj, kur po flasim per nje rast, asnjeri nga policet tane kudo qofshin, mos ta marre si sulm mbi ta!

Edhe mesuesit, kemi te bejme me nje mesues I cili ka keqperdorur misionin etij, si edukues, sepse te jesh mesues pertej nje pune per nje page, ka mbi vete nje mission ne jeten e nje femije e nje te riu!

Andaj, shumica nga ta ne punen etyre kane sjellje shembullore e ne jemi falenderues nder vite per perkushtimin, andaj ata sot nuk do te duhej te ndiheshin keq kur mediat dhe si ne kete kuvend, po e gjykojme nje rast e te shpresojme te jete i fundit, ku po permendet edhe nje mesues si rasti ne fjale!

Kujdesin mbetet te shtojme tek ligjet tona qe rregullojne keto fusha, ne edukim e riedukim, te bejme preventive per raste tjera, te ftojme policine tone qe ne raste te tilla kur njohin koleget e  vet se mund te kene predispozita per sjellje jo etike, te lajmerojne organet kompente me kohe.

Jo vetem policine, por ne cdo institucion public shkolla, qerdhe, dhe vende ku mund te kete me shume mundesi per abuzime te tilla, mos te neglizhohen por te gjindet menyra qe te parandalohen edhe duke bashkpunuar me institucionet kompetente!

Edhe krejt ne fund, dhuna dhe keqperdorimi ndaj vajzave dhe grave, jo vetem ne situate te tilla kur mosha eshte minorene, por duhet trajtuar me shpejtesi dhe me drejtesi edhe ne cdo rast tjeter sepse fatkeqisht viteve te fundit kemi pasur shume raste qe kane perfunduar edhe me fatalitet!

Shpesh duke hezituar vete grate per ti paralajmeruar organet e edhe ne neglizhenca te organeve per te vepruar ne shpejtesi!

Kemi shume nevoje per edukim edhe te nenave qe nuk kane nje arsimim se paku bazik, vecanarisht ne vende me periferike, sepse mungesa e vetedijes se mjaftueshme per te biseduar ne moshen e re me femijet, shkakton pasojat me shume raste!

Flm per vemendjen

Xhevahire Izmaku

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera