Rozë

Pasi u dënua me një muaj paraburgim, ndodh e papritura në “Instagram”-in e Feros (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 29 July 2022

Reperi Fero ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes dhe jo për shkak të muzikës. Pak ditë më parë në rrjet u bë virale një video ku ai shfaqej teksa rrihte brutalisht një person që ishte brenda një makine në qytetin e Gjilanit.

Pasi kjo video qarkulloi gjatë në rrjetet sociale, policia e Kosovës e arrestoi reperin. Gjithashtu u mor edhe vendimi nga gjykata, ku Fero u dënua me një muaj paraburgim.

Në një njoftimi për mediat, Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se reperi do të qëndrojë në paraburgim me kohëzgjatje një muaj, mbi akuzën e ngritur ‘Sulmi’.

-Advertisement-

Mirëpo gjatë kohës që ai gjendet në paraburgim një foto e tij është publikuar në llogarinë zyrtare të artistit. Nuk dihet ende se kur mund të jetë realizuar fotoja e reperit por në sektorin e komenteve kanë ‘shpërthyer’ reagime nga më të ndryshmet nga ndjekësit.

Ndodh shpesh që profilet zyrtare të artistëve në rrjetet sociale të mirëmbahen nga menaxherët e tyre. Nuk dihet ende arsyeja e këtij postimi por fansat janë ende në pritje të një deklarate nga vetë reperi në lidhje me situatën ku ai ndodhet.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy