Shëndetësi

Pasi ta lexoni këtë, kurrë më nuk do bëni plazh 2 javor

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 17 May 2017

Pushuesit të cilët shpenzojnë dy javë të shtrirë në plazh gjatë pushimeve janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme.

Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët, të cilët kanë thënë se dy javë qëndrim në plazh pranë detit ndikojnë shumë keq në shëndetin e njeriut, duke shtuar rrezikun nga sëmundja e diabetit, sëmundjet e zemrës dhe uljen e masës muskulore, transmeton gazetametro.net raportin e gazetës britanike ‘Standard’.

I njëjti studim nga shkencëtarët ka arritur në përfundimin që ushtrimet fizike duhet të shndërrohen në rutinë ditore, ashtu siç është, ta zëmë, larja e dhëmbëve.

Për këtë studim, shkëncëtarët britanikë testuan disa të rinj, të cilët ulën aktivitetin e tyre fizik për 80 përqind gjatë dy javëve, gjë që solli pasojat e lartpërmendura për shëndetin.

-Advertisement-

Edhe pas dy javësh të ushtrimeve intensive, personat që morën pjesë në studim e kishin të pamundur që ta kthenin shëndetin në gjendje normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera