Lajme

Pasi rrahet nga sigurimi i një marketi në Mitrovicë, konsumatori dëmton tetë dritare të objektit

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 25 November 2023

Një person derisa ka qenë në market pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një person tjetër, gjegjësisht nga sigurimi i marketit dhe i janë shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se më pas i lënduari me një mjet të fortë ka dëmtuar tetë dritare të objektit.

-Advertisement-

“I dyshuari mashkull kosovar –konsumator, derisa ka qenë në market, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar –sigurim i marketit dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. I lënduari me një mjetë të fort ka dëmtuar tetë dritare të objektit”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit (punëtori i sigurimit) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera