Lajme

Pasi prifi serb largoi flamurin kombëtar nga Kosharja – dy kosovarët ndërmorën këtë veprim

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 18 October 2020

Ditë më parë në media u raportuar se një një prift serb e ka larguar flamurin kombëtar që ndodhej në kullen e vrojtimit në Koshare, që nga viti 1999. E pas kësaj nuk ka munguar reagimi nga kosovarët, të cilët u shprehën të ofenduar e inatosur nga ky veprim.

Madje dy prej tyre, Florim Morina dhe Nuhi Bashota i janë kundërpërgjigjur priftit serb, duke e larguar flamurin serb nga Leposaviqi.

“Smë la ndergjegja pa iu pergjigjur priftit serb, shkova ne Leposaviq dhe ua hoqa flamurin e çetnikve serb, per Flamurin Kuq e Zi me Shqiponjen dy krenare e kallim edhe Beogradin”, kanë shkruar dyshja në Facebook, përcjell Insajderi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera