Rozë

Pasi piu 11 shotsa në festën e miliarderit, Kim Kardashian nisi të flirtonte me…

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 07 July 2023

Pasi piu 11 shotsa në festën e miliarderit, Michael Rubins, të mbajtur në Hamptons, Kim Kardashian nisi të flirtojë hapur me yllin e NFL-së, Tom Brady, 45 vjeç.

Sipas mediave të huaja, 42-vjeçarja u pa nga të gjithë teksa flirtonte e kërcente me Brady-n, duke shtuar edhe njëherë zërat për një romancë mes tyre.

“Kim dhe Tom ishin super flirtues me njëri-tjetrin në festën e Rubinit dhe u panë gjatë ditës në plazh së bashku e përsëri duke kërcyer natën”, tha burimi i brendshëm.

-Advertisement-

Kim dhe Tom u përfolën për një lidhje në fillim të këtij viti pasi ylli i famshëm po kërkonte të blinte një shtëpi pranë Tomit në Bahamas.

Këto lajme u mohuan nga kolegët e Tom, por ku ka zë, nuk është pa gjë! Kim po nënkupton prej disa kohësh se ka një fiksim të ri, që duket se e gjetëm cili është!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera