Lajme

Pasi nënshkruajti marrëveshje me UBT-në, Liburn Aliu nënshkruan marrëveshje edhe me UP-në

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 21 April 2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga UP përmes një komunikatë për media ku thuhet se qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i kornizave të bashkëpunimit institucional në fushat me interes të
përbashkët.

Rektori, Naser Sahiti potencoi që UP-ja dhe Ministria mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, si në: hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta; organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale në fushat relevante për palët; realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët; harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore.

-Advertisement-

Ndërkaq, Aliu theksoi se një marrëveshje e tillë është e domosdoshme për përmbushjen e objektivave të të dyja institucioneve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Kujtojmë se dje ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nënshkruar marrëveshje me universitetin privat UBT, ku u raportua se ai punon në këtë universitet.

Një gjë e tillë ngriti shumë reagime në media, ku nuk munguan kritikat drejt Aliut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera