Lajme

Pasi kthehet nga Amerika, Latifi e fton në takim bordin e ShSKUK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 25 May 2022

Me t’u kthyer nga Amerika, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të mërkurën ka ftuar bordin e Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në takim me Ministria e Shëndetësisë, me qëllimin e vetëm që kjo trup të raportojë për gjendjen aktuale në shëndetësi, mëson gazetarja Arbreshë Uka.

Takim ky që ka nisur prej orës 10-të të paradites.

Madje ky takim rastis të jetë një ditë pasi që Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka kërkuar që në mbledhjen e radhës të raportojnë ministri Latifi, ai i Finanacave Hekuran Murati, si dhe kreu i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

-Advertisement-

Kjo për shkak se deputetët kanë ngritur shqetësimet sa i përket mos pagesave të stafit mbështetës për gati tre muaj, të cilët janë mbi një mijë sosh, çështjen e kardiologëve invazivë, të cilët janë hyrë në grevë si shenjë pakënaqësie ndaj statutit të ri.

Tema këto për të cilat KlanKosova ka raportuar disa herë.

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy