Pasi jep dorëheqje Millosh Vuçeviq, pranon se anëtarët e PPS sụlmuan studentët

Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 28 January 2025
Millosh Vuçeviq dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Serbisë. Siç ka shpjeguar, ai jep dorëheqje sepse mendon se është objektivisht përgjegjës për sulmin ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad.
Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve, Vuçeviq ka thënë se arsyeja e dorëheqjes së tij ishte sulmi ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad para zyrave të Partisë Përparimtare Serbe, të Vuçiqit në këtë qytet.
“Mendoj se kjo politikë që i përkas unë, partia që unë drejtoj, e ka fituar së bashku me presidentin e Republikës në çdo zgjedhje qysh prej vitit 2012. Ajo duhet t’u tregojë të gjithëve, në mënyrë të përsëritur, nivelin më të lartë të përgjegjësisë, duhet të sjellë dhe demonstrojë ligje të reja në politikën serbe, duhet të tregojë se është më e përgjegjshmja, se është objektivisht më e përgjegjshmja dhe prandaj, pas kësaj ngjarjeje në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen nga pozita e kryeministrit”, ka thënë Vuçeviq.
Ai ka shtuar se sot në mëngjes ka pasur një bisedë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka pranuar argumentet dhe “vendimin e tij”.
“Për të mos ngritur më tej tensionet në shoqëri, e kam marrë këtë vendim që jua kam komunikuar”, ka thënë Vuçeviq.
Ai ka bërë të ditur se sot do të japë dorëheqje edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriq.
“Me këtë kemi plotësuar edhe kërkesat më politike të pjesës “më ekstreme” të protestuesve. Edhe kryeministri edhe kryetari i Novi Sadit besojnë se janë objektivisht përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe si objektivisht përgjegjës po japim dorëheqjen. Kjo le të çojë në qetësimin e pasioneve, le të çojë në kthim në dialog, në bisedë. Për cilën parti të votoni apo përkrahni, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Serbinë duhet ta ruajmë si shtet, e jo Serbinë si emocion”, ka thënë kryeministri serb në dorëheqjen e tij, përcjell Paparaci.
Dorëheqja e Vuçeviqit dhe Gjuriqit, së bashku me publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ishte kërkesa e parë e opozitës dhe studentëve të Novi Sadit pas shembjes së çatisë më 1 nëntor, kur humbën jetën 15 persona.
Kryeministri në dorëheqje saktësoi se në këtë moment e gjithë qeveria është në mandat teknik, pra në dorëheqje.
“Do të bëj punën time derisa të zgjidhet një kryeministër i ri. Në këtë situatë e gjithë qeveria është në një mandat teknik, me dorëheqjen e kryeministrit bie i gjithë kabineti, praktikisht e gjithë qeveria është në dorëheqje. Ne do të bëjmë punën tonë në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi derisa të zgjidhet një qeveri e re ose derisa të merret ndonjë vendim i ri apo ndonjë vendim politik ndryshe”, ka thënë Vuçeviq në një konferencë për media.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fry...
-
Macron paralajmëron se Perëndimi mund të humbasë besueshmërinë shkaku i luftë*rave në Ukrainë dhe Gaza
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se SHBA-të dhe Evropa rre...
-
“Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa...
-
Të paktën 117 të vde*kur nga përmbytjet në Nigeri
Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha ...
-
Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Republikën e Kroa...
-
Gjendet e vde*kur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobr...
-
Talentët e rinjë nga Mleqani, do iu lëjnë pa fjalë se si këndojnë këngën “Jakup Ferri”
Dy djem të rinj, Ajan dhe Flori Kryeziu nga fshati Mleqan i komunës së Malish...
-
Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?
Nesër do të bëhet përpjekja e 24’të për konstituimin e Kuvendit. E propozuara...
-
Musliu kritikon iniciativën për zbritje shëndetësore për Policinë: Nuk guxojnë të trajtohen me lëmoshë, por me dinjitet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Lushaku-Sadriu thotë se LVV-ja e ka bërë shtetin për vëllazëri e jo për qytetarë
Deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas aplikimi...
-
Rasti i vëllait të Luan Dalipit, Cakolli: Energjia po ndriçon për pushtetarët, neve na mbetet vetëm drita e telefonit
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vë...
-
Abdixhiku pasi Luan Dalipi e pranoi që vëllai i tij i është futur tregtisë me rrymë: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, ta provojnë fatin aty
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompa...