Lajme

Pasi iu mohua të kandidoi për kryetar, Berisha thotë se kjo ishte skemë nga bandat e Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 12 September 2017

Zafir Berisha i propozuari nga Nisma për Kosovën si kryetar i Komunës së Prizrenit pas decertifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka deklaruar se në lidhje me këtë vendin siç ka thënë ai puro politik do të përgatitë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Insajderi.

Ai më tej ka thënë se ky vendim përveç se është politik ka të bëjë edhe me votën e tij në seancën e votimit për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Unë lirisht them se të drejtën për të jetuar në Kosovë nuk ma kanë mohuar por e llogarisë si një vendim puro politike nga Klani Pronto që e kanë kapur Kosovën por edhe KQZ-në sepse ky organ para katër ditë e ka diskutuar këtë temë dhe natyrisht që e vetmja ka qenë Valdete Daka me atë qëndrimin që sot ishin bërë të gjithë bashkë që përveç duarve i ngritën edhe këmbëve për të votuar dhe ndryshimi i këtij qëndrimi përpos gjërave tjerave që i kam thënë deri më tash ky vendim lidhjet edhe me seancën e fundit për votën time në seancën ku u krijua qeveria”.

-Advertisement-

“Unë të drejtat e mija kushtetuese do t’i shfrytëzoj avokati imë është duke përgatitur një ankesë për interpretim të Gjykatës Kushtetuese të vendimit dhe natyrisht në KZAK-së ku pritët të dërgohen nesër”, ka thënë ai.

Ai më tej ka shtuar se mohimi për të kandiduar për kryetar komune ka ndodhur për shkak se siç ka thënë ai janë rrezikuar bandat kriminale në Prizren dhe Klani Pronto në krye me Hashim Thaçin.

“Sulmi nga bandat për të më hequr nga gara është më i hershem se vendimi imë në parlament unë jam njeri që me këto ligje jam zgjedhur deputet atëherë nuk jam eliminuar ndërsa tani i ka ra në mend dikujt. Unë rrezikoj bandën kriminale dhe Klanin Pronto të Hashim Thacit në Prizren për shkak të besueshmërisë që po dalin sondazhet, dhe kjo është puro politike që ajo bandë kriminale ta vjedhin edhe për 4 vite Prizrenin”, ka thënë Berisha për Insajderin.

“Unë e rrezikoj me vota bandën në Prizren por edhe ndryshe, kësaj radhe po flasim për procese politike. Sepse ata janë burreca sepse me qenë burra ata mundem me më dal në katër sy por i shfrytëzojnë gjykatat dhe gjykatësit që i kanë shantazhuar që ligjërisht të më eliminojnë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera