Pasi humbi skedinën mijëra paund, reperi i famshëm fiton shumën e majme në ruletë
Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 18 October 2022
Në derbin e dielës së kaluar midis Real Madrid-it dhe Barcelonës, nuk rezultoi me humbje vetëm kjo e fundit, por edhe reperi i famshëm, Drake.
Një ditë e keqe kumari për autorin e hitit “God’s Plan” u shndërrua në një ditë të mirë pasi fitoi mbi 12 milionë dollarë në ruletë.
Kjo fitore erdhi pas një humbje të madhe. Drake vuri një bast prej mbi 500,000 paund për fitoren e Barcelonës dhe Arsenalit, por Barçja e Xavi e zhgënjeu reperin.
Nëse ai do ta kishte fituar bastin, do të kishte qenë deri në 3.9 milionë dollarë kanadezë.
Drake i mërzitur për bastin e humbur të futbollit, provoi fatin e tij në ruletë në kazino, dhe një video tregon se ai fitoi mbi 12 milionë dollarë në një rrotullim.
Sigurisht që reagimi i tij ishte shpërthyes, duke festuar së bashku me dy miqtë e tij.
Ndërkohë kujtojmë që në fillim të vitit 2022-2023, Barcelona nënshkroi një marrëveshje me Spotify. Meqenëse të dyja organizatat nënshkruan marrëveshjen, stadiumi Camp Nou u bë stadiumi Spotify Camp Nou.
Sidoqoftë, marrëveshja midis Barcelonës dhe Spotify shkon përtej një emri dhe një imazhi të printuar. Barcelona zgjodhi si imazh të tyre, Drake.
“Një nga boshtet kryesore në aleancën midis FC Barcelona dhe Spotify është bashkimi i futbollit dhe muzikës për t’u lidhur me audienca të reja në mbarë botën. Për të bashkuar këto dy fusha që ndajnë aftësinë e tyre për të bashkuar njerëzit dhe për të ngjallur emocionet e tifozëve, skuadra e parë e futbollit për meshkuj do të dalë në fushë në El Clasico të së dielës me një fanellë që për herë të parë nuk do të shfaqë logon e saj, por një artist të njohur ndërkombëtarisht: këngëtarin dhe kompozitorin Drake, – u shpreh FC Barcelona.
🚨 Drake won BIG on the roulette wheel last night donning a retro Henry 14 Arsenal Home Kit from the 05/06 season.. 👀💯🔥 pic.twitter.com/0qOMI0l0G8
— UberArsenal™ (@UberAFC) October 17, 2022

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...


































