Sport

Pasi e ndihmoi Kosovën, Rashica shëtit rrugëve të Vushtrrisë me Mercedes 160 mijë dollarësh

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 11 June 2019

Pasi i ndihmoi Kosovës ta arrijë fitoren historike në kualifikime për Kampionatin Evropian, Milot Rashica është kthyer në vendlindje, Vushtrri, ku është parë duke shëtitur rrugëve të qytetit me makinën e tij tejet luksoze.

Sulmuesi i Werder Bremenit Rashica e realizoi njërin prej tre golave në fitoren dramatike të Kosovës 3:2 kundër Bullgarisë të hënën mbrëma në Sofje, raporton Gazeta Express.

Tri pikët e fituar në Sofje nënkuptojnë se tani Kosova renditet në pozitën e tretë në Grupin A kualifikues me pesë pikë pas tri ndeshjeve, një pikë më pak dy të parat, Anglia dhe Republika e Çekisë.

-Advertisement-

Ky ishte goli i dytë në tri ndeshje në kualifikime për EURO 2020 për anësorin vushtrrias dhe i katërti në përgjithësi në fanellën verdhekaltër.

Ai tani është rikthyer në vendlindjen e tij Vushtrri, ku po kalon kohë para se të shkojë në pushim veror. 22-vjeçari ka shëtitur nëpër qytetin e vjetër me makinën e tij luksoze Mercedes, të cilën e bleu në fillim të këtij viti.

Rashica zotëron një tejet luksoz Mercedes AMG GTR.

Vlera e kësaj makine në treg është rreth 160 mijë dollarë. AMG-ja e tij e gjelbër është shumë e bukur brenda dhe jashtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera