Lajme

Pasi dha 15 milion euro për shqiptarët pas tërmetit, ja edhe një mesazh tjetër

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 04 December 2019

Pasi deklaroi se Komisioni Europian do t`i alokojë menjëherë Shqipërisë 15 milionë euro ndihma për tërmetin, kryetarja e tij, Ursula Von der Leyen ka edhe një tjetër mesazh të rëndësishëm.

Përmes një statusi në Tëitter ajo tregon se do të ndërmerret edhe një nismë tjetër e rëndësishme në favor të mbledhjes së ndihmave për vendin tonë, të cilin fatkeqësia natyrore e një jave më parë e gjeti krejtësisht të papërgatitur.

“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama dhe e njoftova për ndihmën e KE-së prej 15 milion eurosh, si mbështetje e menjëhershme për popullin shqiptar. Për më tepër, Bashkimi Europian do të organizojë dhe një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit”, ka shkruar kryetarja e Komisionit Europian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera