Lajme

Pasi dëmtoi pajisjet në Kuvendin e Prishtinës – asmablisti i LVV-së, Sveçla ftohet në Polici

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 09 December 2024

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka njoftuar se është ftuar nga Policia e Kosovës për të dhënë një deklaratë në lidhje me dëmtimin e pajisjeve në sallën e Asamblesë në kryeqytet.

Sveçla ka thënë se ai do të paraqitet në polici në ora 14:00 për të dhënë shpjegime lidhur me këtë incident.

“Po, jam i ftuar nga Policia e Kosovës në ora 14:00 dhe do të shkoj që të jap deklarim për këtë rast”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy