Rozë

Pasi deklaroi se është gej, grimeri shqiptar ia plas vajit edhe në prapaskenë kur nëna ia bëri befasinë e madhe

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 20 November 2019

Mario është befasuar nga nëna e tij, për të cilën mendonte se është në Malin e Zi, por ajo shkoi për ta përkrahur.

Gjatë ditës së djeshme bëri bujë lajmi për grimerin shqiptar të famshmëm në botë, Mario Dedivanoviç, i cili tregoi për herë të parë se është gej.

Mamaja i kishte kërkuar herë pas here Marios të hiqte dorë, por ai ishte i vendosur, ka thënë Mario pasi mori çmimin “American Influencer Award”.

-Advertisement-

Ndërsa në një video që ai ka postuar nga prapaskenat e këtij eventi, pasi ai u shpreh publikisht se është gej, shihet se nëna e tij i ka bërë një befasi të madhe, duke shkuar për ta përkrahur, megjithëse ai mendonte se ajo është në Malin e Zi.

View this post on Instagram

I didn’t even see the end of this video because I haven’t had a moment to myself. My sisters told me my mom was overseas but I felt her heart beat that entire day and repeatedly said “I can feel mommy. She is here” I waited 37 years for her to give me the OK to be free so that i would not break her heart. One day, I will share the dark places I went to numb my own heart & pain, but when I’m ready. It’s my story. I’m going to take some time to process all of this and to take a moment for myself now with my family. And maybe work on a new @YouTube channel. I’ve been trying to launch one for a while now but I kept feeling blocked. I’ll try a different Strategy now. My own. Thank you to my friend and incredible artist @huxch for this video. I’m about to close a chapter now and begin a new era. I can see clearly ♥️ No blended blocks & strings. Just For me, my way. 😉 MakeupByMario

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

“Unë nuk e pashë fundin e kësaj videoje sepse nuk kam pasur asnjë moment me veten time. Motrat e mia më thanë se nëna ime është jashtë shtetit por ndjeva zemrën të rrihte tërë ditën dhe vazhdimisht thoshte: mund të ndjej nënën. Ajo është këtu. Kam pritur 37 vjet që ajo të thoshte OK në mënyrë që mos tja thyej zemrën. Faleminderit mikut tim për këtë video. Unë jam gati të mbyll një kapitull tani dhe të filloj një epokë të re.”

Ai, i përkrahur nga mikja dhe bashkëpunëtorja e tij, Kim Kardashian, ka folur për her të parë për orientimin e tij seksual, duke pranuar se është gej.

“Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve“, u shpreh Mario.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera