Lajme

Pasi bllokoi investimet qindra milionëshe, qeveria u kërkon deputetëve aprovim për 11 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 21 October 2021

Të martën pritet që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të votojë për kompaninë kosovare “Kosmonte Foods SHPK” të cilës qeveria Kurti mori vendim që ti japë statusin e investitorit strategjik.

Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin e rendit të ditës nga mbledhja e komisionit që do të bëhet të martën ku ndër të tjera në pikën e katërt thuhet se do të votohet dhe shqyrtohet ky vendim i qeverisë së Kosovës.

“Shqyrtimi i Vendimit te Qeverise për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONET FOODS Sh.P.K”, thuhet në dokument.

-Advertisement-

Gazeta Infokus pati raportuar se qeveria e Kosovës pasi bllokoi investimet qindra milionëshe në fushën e energjisë dhe minierave,  i dha statusin e Investitorit Strategjik kompanisë kosovare që do të investoi 11 milionë euro për përpunimin e pemëve.

Kjo sepse sipas dokumenteve që kishte siguruar Gazeta Infokus dëshmohej se  dy projekte qindra milionëshe në fushën e energjisë dhe minierave, që kishin marrë statusin e ‘Investitorit Strategjik’ nga qeveria e kaluar dhe po prisnin të nisnin investimet në Kosovë, ka vendosur t’i kthejë në rivlerësim.

Ndërsa kompania të cilën e kishte rekomanduar ministrja Hajdari në mbledhjen e qeverisë pra “kosomonte Foods SHPK”  kishte një kontest ligjor të hapur me Ministrinë e Bujqësisë, për të cilin e njëjta kishte deklaruar se kompania në fjalë kishte vërtetuar  se këto pengesa janë kaluar./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera