Pasi bllokoi investimet qindra milionëshe, qeveria u kërkon deputetëve aprovim për 11 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 21 October 2021
Të martën pritet që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të votojë për kompaninë kosovare “Kosmonte Foods SHPK” të cilës qeveria Kurti mori vendim që ti japë statusin e investitorit strategjik.
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin e rendit të ditës nga mbledhja e komisionit që do të bëhet të martën ku ndër të tjera në pikën e katërt thuhet se do të votohet dhe shqyrtohet ky vendim i qeverisë së Kosovës.
“Shqyrtimi i Vendimit te Qeverise për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONET FOODS Sh.P.K”, thuhet në dokument.
Gazeta Infokus pati raportuar se qeveria e Kosovës pasi bllokoi investimet qindra milionëshe në fushën e energjisë dhe minierave, i dha statusin e Investitorit Strategjik kompanisë kosovare që do të investoi 11 milionë euro për përpunimin e pemëve.
Kjo sepse sipas dokumenteve që kishte siguruar Gazeta Infokus dëshmohej se dy projekte qindra milionëshe në fushën e energjisë dhe minierave, që kishin marrë statusin e ‘Investitorit Strategjik’ nga qeveria e kaluar dhe po prisnin të nisnin investimet në Kosovë, ka vendosur t’i kthejë në rivlerësim.
Ndërsa kompania të cilën e kishte rekomanduar ministrja Hajdari në mbledhjen e qeverisë pra “kosomonte Foods SHPK” kishte një kontest ligjor të hapur me Ministrinë e Bujqësisë, për të cilin e njëjta kishte deklaruar se kompania në fjalë kishte vërtetuar se këto pengesa janë kaluar./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...