Kuzhina

Pashteta nga pemët arrore

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 23 December 2019

Nëse agjëroni apo kujdeseni për ushqim të shëndetshëm, kjo pashtetë është për ju

A keni menduar të bëni ndonjëherë pashtetë në shtëpi? Nëse po, ne kemi një recetë të përshtatshme për ju, transmeton Telegrafi.

Përbërësit: Fara luledielli, qiqrat, arrat, lajthitë, tahini, kripa, erëza sipas dëshirës, panxhari i kuq, karota, uji…

-Advertisement-

Përgatiten tri lloje pashtetash. Për secilin lloj ndani nga një filxhan qiqra të ziera.

Një pjesë të lajthive piqni pak, pastaj bluani. Bluani edhe arrat, pastaj edhe qiqrat.

Panxharin e kuq zieni, pastrojeni dhe priteni imët, pastaj bluajeni në blender.

Pastaj përzieni: tahinin, pak ujë të nxehtë, qiqrat, farat e bluara të lulediellit, lajthitë, arrat…

Të gjitha gatuani, duke shtuar kohë pas kohe ujë (bën edhe vaj, nëse agjërimi nuk bëhet me ujë).

Shtoni erëzat dhe kripën.

Pashtetën me ngjyrë tjetër do ta kemi kur në tretjen themelore shtojmë panxharin e kuq. Ndërkaq ngjyrën e tretë, nëse i shtojmë karotën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera