Lajme

Pashkët Ortodokse, Kievi dhe Moska shkëmbejnë robër lufte

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 17 April 2023

Më shumë se 100 robër lufte ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi me Rusinë me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Ukraina po feston për herë të dytë Pashkën që kur Moska nisi luftën e saj brutale në shkallë të gjerë shkurtin e kaluar.

Andriy Yermak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, njoftoi se 130 ushtarë, marinarë, roje kufitare dhe të tjerë të kapur nga Moska ishin duke u kthyer në shtëpi pas një “shkëmbimi të madh të të burgosurve me rastin Pashkëve”.

-Advertisement-

Zoti Yermak tha në një postim në rrjetin Telegram të dielën se mes të liruarve kishte edhe ushtarë që luftuan pranë qytetit Bakhmut, i cili ka qenë për muaj të tërë në qendër të ofensivës së Kremlinit.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka të dhëna se sa të burgosur rusë janë liruar. Por zyra e shtypit të Grupit Wagner, mercenarët e së cilit luftojnë për Kremlinin në lindje të Ukrainës, publikoi një video të dielën ku shihen robërit ukrainas të luftës që po i përgatisnin për shkëmbim. /VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera