“Pasha Kuranin…”, Kurti që në fushatë përbehej në librin e shenjtë ia krisë rakisë në muajin e Ramazanit

Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 24 March 2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka habitur përkrahësit e tij pasi në muajin e Ramazanit u shfaq duke pirë raki. I pari i shtetit që në fushatë zgjedhore për të tërhequr audiencën ishte betuar edhe në librin e shenjtë Kuranin, sot pozoi duke pirë raki.
Kurti, sot ka marrë pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Ai së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në nderim të kësaj dite të rëndësishme në historinë e luftës së UÇK-së, Kurti e Haradinaj e kanë gostitur veten me nga një gotë raki, e cila e ka shpërndarë edhe një fotografi.
Kurti e Haradinaj e çojnë nga një gotë raki së bashku
Ndërsa sot është dita e dytë e agjërimit të Ramazanit. Në Islam rakia dhe pijet alkoolike janë të ndaluara.
Kjo ka bërë që qytetarët t’i vihen kundër atij pasi në fushatë Kurti ishte betuar në librin e shenjtë, Kuranin, kur kishte folur në Llap për fitoren e Vetëvendosjes.
“Pasha Kuranin e pasha Musafin po dojna me fitu Llapin’. Këtë betim e kishte bërë Albin Kurti gjatë vizitës në Podujevë në fund të fushatës zgjedhore.
Komentuesit i kanë kërkuar llogari të parit të vendit për deklaratat e tij.
Madje një qytetar ka ironizuar me faktin se kryeministri Kurti më parë kishte ndalur fjalimin e tij për të respektuar ezanin.
“Shyqyr qe sosht kon vakt i ezanit se ish ndal“, ka shkruar një qytetar.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...