Kulturë

Pasardhësi i Skënderbeut kërkon serial në Netflix për heroin e shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 12 July 2021

Arbëreshi Loris Castriota Skanderbeg i cili pretendon se është pasardhës i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, ka nisur një peticion online për ta bërë Skënderbeun me film të tijin.

Peticioni deri tani ka arritur ti mbledhë rreth 3000 nënshkrime.

Përmes këtij peticioni ai tenton të arrij qëllimin e tij që ta krijoj një serial apo film për heroin tonë kombëtar, në Netflix.

Kjo iniciative ka ardhur pasi sipas ti Hollywood-i nuk bëri asgjë.

“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur” shkruan Loris Castriota Skanderbeg.

Të tjera