Lifestyle

Pasaporta japoneze shpallet më e fuqishmja në botë

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 09 January 2019

Qytetarët e Japonisë janë posedues të pasaportës më të fuqishme në botë, ndjekur pas nga qytetarët e Singaporit dhe Koresë së Jugut, ku shtetet aziatike vazhdojnë ta dominojnë listën e shteteve me pasaportat më të fuqishme në botë.

Japonia pra është në vendin e parë, ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 190 shtete, sipas indeksit ‘Henley Passport’ për vitin 2019,

Singapori dhe Koreja e Jugut e ndajnë së bashku vendin e dytë, ku qytetarët e këtyre dy shteteve mund t’i vizitojnë 189 shtete pa viza.

-Advertisement-

Gjermania dhe Franca renditen po ashtu së bashku në vendin e tretë, ku kanë qasje në 188 destinacione pa viza.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëritë e Bashkuara renditen më poshtë, më saktësisht në e ndajnë pozitën e gjashtë ku kanë qasje në 185 destinacione pa viza.

Këto dy vende kanë pësuar rënie drastike nga viti 2015, kur atëherë pasaportat amerikane dhe britanike kishin qenë më të fuqishmet.

Në vendin e katërt janë Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia, ndërsa vendin e pestë e ndajnë Spanja me Luksemburgun.

Përveç këtyre, më poshtë e keni edhe listën me shtatë shtetet që i kanë pasaportat më të dobëtat në botë, pra që mund të vizitojnë më së paku vende pa viza:

1: Iraku dhe Afganistani

2: Siria dhe Somalia

3: Pakistani

4: Jemeni

5: Eritrea.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera