Lajme

Pasagjerët e thërrasin taksistin, e rrahin dhe i marrin para e telefon

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 15 December 2021

Bajram Bytyqi nga Prizreni u plaçkit nga dy persona përderisa po i transportonte ata me taksi gjatë mbrëmjes të së martës.

Tek rruga “Ekrem Rexha” ai thotë se ata e goditën dhe i shkaktuan lëndime trupore.

Hajnat ia morën 60 euro dhe telefonin mobil. Por sipas 70-vjeçarit, ato nuk janë kushedi se çfarë dëmi, krahasuar me tronditjen që ai thotë se e pësoi.

-Advertisement-

Në polici deklaruan se nuk i kanë gjetur keqbërësit, por se po e hetojnë rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera