Lajme

Pas zjarreve, ishulli grek goditet nga përmbytjet masive

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 10 October 2021

Gati një e treta e territorit të ishullit është përfshirë nga moti i keq, me erë e shira të rrëmbyer, duke sjellë përmbytje të mëdha.

Qindra shtëpi janë tashmë nën ujë, ndërsa shumë rrugë janë shkatërruar totalisht. Autoritetet organizuan operacione shpëtimi duke u ardhur në ndihmë me qindra banorëve të mbetur të izoluar për shkak të ujit.

“Qindra shtëpi janë përmbytur, ndërsa është një mrekulli që nuk kemi viktima deri tani. Nga raportimet e deritanishme, dëmet janë kolosale”, është shprehur kryebashkiaku teksa foli për mediat greke./A2/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera