Lajme

Pas zgjedhjeve, pritet që Specialja të nis me aktakuzat e para

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 07 June 2017

Nëntë pikat që Dhomat e Specializuara në Hagë duhej t`i përmirësonin, tashmë i janë kthyer Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim. Është paneli prej tre gjyqtarëve në Hagë që do të vlerësojë nëse këto pika përputhen me Kushtetuesen, ose jo.

Njohësi juridik, Tomë Gashi në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se paneli i huaj ka afat 30 ditë që të dalë me vlerësimin e tyre, kurse menjëherë pas kësaj do të nisin aktakuzat e para.

Sipas Gashit, Specialja ka filluar ta humbë kredibilitetin tek qytetarët meqë procesi është zvarritur.

-Advertisement-

“30 ditë janë maksimalisht që ta vlerësojnë se a janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, pastaj priten akuzat e para dhe pritet fillimi i gjykimeve të para të Gjykatës Speciale, të cilat edhe ashtu janë duke u vonuar për shkak se Ligji i Speciales nga deputetë jo shumë të mençur të Kuvendit të Republikës së Kosovës është nxjerrë me 4 gusht të vitit 2015, që i bie përafërsisht gati 2 vite. Kështu që kjo gjykatë po e humb kredibilitetin edhe besueshmërinë e popullit të Kosovës se mund t`i nisë gjykimet për të cilat është themeluar”, ka deklaruar ai.

Gashi ka shtuar se zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën në Kosovë, nuk luajnë asnjë rol në punën e Gjykatës Speciale. Madje, sipas tij, askush nuk ka fuqi as juridike dhe as politike që ta shtyjë nisjen e punës së Speciales.

Ndryshe, Gashi është shprehur i bindur në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje , kurse për themelimin e Speciales, ai fajtor i ka quajtur 83 deputetët që kanë dhënë votën për një gjykatë kundër vetvetes.

“Zgjedhjet as që mund të ndikojnë në punën e Gjykatës Speciale. Pa marrë parasysh se kush do t`i fitojë zgjedhjet, që unë besoj se Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka kurrfarë pengese dhe askush nuk ka fuqi juridike që ta ndërprejë punën e Speciales, bile nuk kanë as fuqi politike as që ta shtyjnë fillimin e punës së saj. Krejt kjo duke iu falënderuar një pjese të deputetëve që kanë qenë 83 prej tyre që kanë votuar kundër interesit të shtetit të tyre dhe një pjesë e tjetër me siguri do të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë. Ata kështu e kanë humbur mundësinë që gjykimet e ardhshme t`i quajnë gjykime politike, sepse është shteti i vetëm ku deputetët e një Kuvendi sovran votojnë gjykatë kundër vetes”, është shprehur ai.

Sipas Gashit, pushtetit që po i mban të izoluar qytetarët e Kosovës nga lëvizja e lirë, do t`i vie fundi më 11 qershor, ditën e zgjedhjeve./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera