Pas zgjedhjeve lokale, dinamikë e re për kontestin e emrit
Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 21 October 2017
Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, pritet të marrë një dinamikë të re pas zgjedhjeve lokale që pritet të përfundojnë pas një jave.
Këtë e paralajmëroi ditë më parë vetë kryeministri Zoran Zaev duke folur për prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme. Në këtë kuadër janë edhe kontaktet e vendosura me qeverinë greke, por edhe lëvizjet e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, se pas vitit mund të ketë afrim të qëndrimeve mes palëve për mbylljen e kontestit afër 30-vjeçar me emrin e Maqedonisë.Detaje nuk jepen nëse tashmë ka ndonjë propozim për emrin e ri të Maqedonisë, apo nëse ajo do të pranohet fillimisht në NATO me referencën e përkohshme IRJM dhe të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, me kusht që anëtarësimi i plotë të saj në union të bëhet paralelisht me mbylljen përfundimtare të kontestit.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se shtytësi më i madh i këtij procesi është bashkësia ndërkombëtare, e cila me çdo kusht po bën përpjekje për forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe ruajtjen e këtij rajoni nga rritja e ndikimit rus.Alajdin Demiri, ish-diplomat, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mes dy vendeve janë duke u zhvilluar negociata dhe se bëhet fjalë për modalitete për arritjen e kompromisit.
“Në kuadër të të gjithë këtyre reformave që janë paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev është edhe ajo e çështjes së emrit dhe si duket ai ka marrë garanci për mbështetje në mbylljen e këtij kontesti. Mendoj se ka bisedime të fshehura ku janë duke u harmonizuar qëndrimet, që do të thotë se Maqedonia ka pranuar ndryshimin e emrit dhe se tani është fjala vetëm për metodologjinë apo format se si do të miratohet kjo marrëveshje”, thotë Demiri.
Ai shton se një nga mundësitë e vulosjes së marrëveshjes është edhe ajo e referendumit, duke marrë parasysh mbështetjen e madhe që partia e kryeministrit Zaev, mori tek elektorati maqedonas, ndërsa sa i përket atij shqiptar, Demiri thotë se mbështetja e tyre do të jetë absolute në ndryshimin të emrit dhe anëtarësimit të vendit në NATO.
Ndërkohë, sa i përket modalitetit për arritjen e kompromisit dhe çështjes së referendumit, Margarita Nikollovska, ekspertë e çështjeve juridike thekson:“Ajo që është më me rëndësi, ka të bëjë me nevojën për zgjidhjen e kësaj çështjeje të hapur.
Sa i përket modaliteteve, mendoj se duhet të kenë një përfshirje më të gjerë të faktorëve në vend, apo institucioneve siç është edhe Kuvendi, ku përfaqësohen interesat e qytetarëve përmes të zgjedhurve të tyre”.
“Nëse shkohet në referendum, vlerësoj se kujdesi duhet të jetë edhe më i madh, në veçanti në formulimin e pyetjes dhe përgjigjes që do të kërkohet nga shtetasit, Çdo gabim eventual në formulimin e saj, mund të ketë pasoja, prandaj vlerësoj se duhet një kujdes më i madh si në aspektin juridik, ashtu edhe në marrjen në konsideratë të interesave të popullit”, thotë Nikollovska.
Zgjidhja e çështjes së emrit, sipas ish-diplomatit Alajdin Demiri, mund të marrë kahen e zgjidhjes edhe për shkak të dobësimit të opozitës maqedonase, e cila për shumë vjet nuk ka bërë asnjë lëvizje në drejtim të afrimit të qëndrimeve me Greqinë.
“Fakti që VMRO-ja është e gjunjëzuar apo që nuk ka kapacitet që të reagojë, flet që ky proces pas zgjedhjeve lokale mund të fillojë dhe të rrumbullakohet pak më shpejt. E gjithë kjo tregon se Maqedonia është e interesuar që sa më parë të jetë pranë institucioneve euroatlantike”, vlerëson Demiri.Çështja e emrit me Greqinë daton që nga pavarësia e Maqedonisë.
Ky kontest ka bërë që Greqia ta bllokojë tash e disa vjet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

T� tjera
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...
-
Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Ko...
































