Lajme

Pas VV-së, tryezën e radhës do ta organizoj PSD

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 31 May 2018

Partia Social Demokratike (PSD), do të jetë partia e radhës e cila do të organizojë tryezën e partive politike parlamentare.

Lajmin e ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, shefi i Grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu.

Sejdiu tha se janë në finalizim të caktimit të një teme e cila pritet të diskutohet në këtë tryezë të organizuar nga kjo parti.

-Advertisement-

Ai po ashtu theksoi se në këto tryeza duhet të diskutohet për tema konkrete dhe me kuptim.

“Jemi në finalizim të diskutimeve të tryezës së ardhshme dhe besoj që gjatë ditës sot do të ju informojmë. Besojmë që temat që duhet trajtuar në këto tryeza duhet të jenë konkrete dhe me kuptim e jo pa ndonjë efekt. Gjatë ditës sotme e vendosim për temën si dhe kur do të mbahet”, deklaroi Sejdu.

Ndryshe, kjo do të jetë tryeza e katërt me radhë e organizuar nga Partia Social Demokrate (PSD).

Tryeza e tretë është mbajtur të premten e kaluar e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku temë kyçe e saj ishte “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, në të cilën tryezë ka pasur akuza e kundër akuza mes përfaqësuesve të partive politike, se këto diskutime po sjellin agjenda të brendshme partiake e tendencioze por jo edhe unitet për tema të mëdha politike që e presin Kosovën në të ardhmen e afërt.

Ndërkaq, tryeza e parë, ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kurse e dyta nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Tryeza të tilla janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe. Por analistët dhe shoqëria civile këto tryeza i kanë vlerësuar pa efekt edhe blerje kohe e jo shumë produktive që do të jenë në dobi të qytetarëve të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera