Lajme

Pas Vuçiqit, Lajçak paralajmëron takimin me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 25 April 2021

I Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic në Bruksel teksa ka paralajmëruar takimin edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajcak ka postuar në Twitter për takimin me Vucic dhe fillimin e një jave me shumë punë, por ajo që bjen në sy është fakti që ai ka përmendur Kosovën kur ka folur për takimin që e pret me Albin Kurtin.

Lajcak ka marrë kritika pasi në bisedën me zv.kryeministrin, Besnik Bislimi, nuk përmendi shtetin e Kosovës.

-Advertisement-

“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Lajcak në profilin e tij ka të shkruar titullin si i I Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, term ky teknik që nënkupton neutralitetin kundrejt marrëdhënieve Kosovë-Serbi për shkak që 5 vende anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën si shtet.

Lajcak po ashtu para disa kohëve kishte postuar një foto ku prapa tij shihej një hartë ku Kosova nuk dallohej si e ndarë nga Serbia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera