Pas Vuçiq-it, edhe Daçiq e ofendon rëndë kryeministrin e Kosovës: Presidenti ka të drejtë, Kurti është terrorist

Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 02 December 2022
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, iu bashkua histerisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e quajti “terrorist”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ai është terrorist sepse, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, i gjithë ai formacion është separatist dhe terrorist”, deklaroi Daçiq, duke iu referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe funksionit të Kurtit në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, e cila drejtohej nga Adem Demaçi.
Sipas sensit propagandistik të diplomatit serb, Kurti në vitin 1999 u arrestua nga regjimi serb për “veprimtari separatiste dhe terroriste”, kurse e vërteta është se Kurti ishte burgosur dhe malltretuar nga regjimi fashist i Slobodan Millosheviç’it për bindjet e tij.
Pas vendimit për ta ngarkuar politikanin serb, Nenad Rashiq, me detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, zyrtarët serbë në Beograd kanë filluar të përçojnë mesazhe urrejtje ndaj kreut të ekzekutivit kosovar.
Gjithashtu, deklarata irridentiste e Daçiq’it shkon edhe më tej, kur thotë se me këtë vendim Kurti po përpiqet të përçojë idenë e “Shqipërisë së Madhe”.
“Ai është faktori kryesor i kërcënimit në rajonin tonë. Tani ai i futi serbët e tij në qeveri për të realizuar qëllimet e mëdha shqiptare”, deklaron Daçiq, raporton danas.
Por janë pikërisht politikanët në Serbi, të cilët viteve të fundit, lansuan politikën ultra-nacionaliste të “botës serbe”.
Në funksion të elaborimit të ideve të sferës private të mendimeve dhe aspiratave të Vuçiq-it, si zëdhënës të ideve për të cilat presidenti i tyre s’flet, e kanë komoditetin, që publikisht, t’i hedhin këto akuza dhe ide serbo-madhe, në mënyrë që të çlirojë Vuçiç-in nga barra e të dhënit përgjigje për këto ambicie të errëta të Serbisë.
Ndërkaq, arsyeja e shqetësimit të zyrtarëve serbë, sipas ministrit të ri, Nenad Rashiç, ka të bëjë me faktin që ai është “serb autentik i Kosovës” dhe nuk kontrollohet nga Beogradi.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...