Fokus

Pas “vreskisë”, Thaçi ia huq edhe emrin Arbën Xhaferit, provon dy versionet

Autori: Halil Berisha 10:13 | 15 August 2019

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, si duket e ka një problem goxha të madh shqiptimin e disa fjalëve por edhe emrave.

Ditë më parë, derisa tregonte ku po kalon pushimet, Hashim Thaçi, në statusin në Facebook, tha që po “vreskohet” në Prevallë, shkruan gazeta inFokus.

E pak minuta pasi kjo u bë lajm, ndryshoi tekstin dhe e bëri ashtu siç duhet, jo vreskuar, por freskuar.

-Advertisement-

Por, me gjasë Hashim Thaçi, ka nevojë ta “vreskoj” edhe të shkruarit, pasi gabimet thelbësore, nuk po i ndalen.

Kësaj radhe në emrin e një personaliteti të shquar, shkruan gazeta inFokus.

Duke shkruar për shtatë vjetorin e vdekjes së intelektualit e politikanit Arbën Xhaferi, i pari i shtetit diku i referohet me emrin e saktë Arbën e diku Arben.

“Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi”.

“Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitetit evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit”.


Megjithatë, pavarësisht se dy herë sa ia përmend emrin, nuk e shkruan njëjtë, Thaçi thotë që trashëgimia intelektuale e “Arbën Xhaferit”, do të shërbejë si frymëzim për përpjekjet për modernizimin e shoqërisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera