Lajme

Pas vizitës së Vuçiqit në Paris, emisari francez për rajonin shkon në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 11 April 2024

Pasi presidenti francez Emmanuel Macron priti në një vizitë në Paris presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Franca në Beograd dërgoi edhe emisarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, René Trokaz.

Trokaz është takuar sot me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ndërsa është paralajmëruar edhe një takim me Vuçiqin për nesër në mëngjes, raporton Danas, transmeton Gazeta Express.

Në deklaratën e Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme thuhet se emisari francez ka folur me Daçiqin për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet aktuale rajonale në nivel shumëpalësh

-Advertisement-

MPJ serbe ka thënë se ata theksuan gjithashtu “rëndësinë e bisedimeve” që pati Macron me Vuçiqin në Francë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera