Lajme

Pas vizitës së Trendafilovas në Kosovë, menjëherë aktakuzat e para

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 17 November 2017

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, apo siç njihet ndryshe Gjykata Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë javës së ardhshme për herë të parë pritet ta vizitojë Kosovën.

Zyrtarë të këtij institucioni të drejtësisë kanë bërë të ditur se Trendafilova gjatë vizitës së saj do të zhvillojë takime dypalëshe me zyrtarët kryesorë të vendit, si dhe do t’i takojë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët do t’i informojë për zhvillimet e fundit dhe për veprimtarinë e Speciales.

“Gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë javën e ardhshme kryetare Trendafilova do të ketë takime dypalëshe të rëndësishme me zyrtarë dhe me organizata shtetërore, si edhe do ta mbajë një fjalë në një veprimtari informuese dhe ndërgjegjësuese për organizatat e shoqërisë civile, të cilat do t’i informojë për të rejat më të fundit në lidhje me veprimtarinë e Dhomave të Specializuara”, ka thënë për “Zërin” Avis Bennes, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, por pa dhënë detaje se me cilët zyrtarë do të takohet Trendafilova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera