Pas vizitës në Ukrainë, Biden viziton Poloninë

Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 21 February 2023
Pas vizitës në Kiev, ku qëndroi mbi pesë orë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Poloni.
Vizita e paparalajmëruar në Ukrainë – e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë – nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin.
Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.
“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të SHBA-së dhe Ukrainës.
“Dhe Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.
“Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha ai.
Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.
SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.REL

Të tjera
-
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore, pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve
Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të...
-
“Katandisje vlerash”, Haradinaj me kritika të ashpra për Qeverinë Kurti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Q...
-
Haziri kritik ndaj disa deputetëve të LDK-së – kërkon zbardhje të procesit të votave me postë
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës s’ka përçarje, thotë nënkryetari Lutfi Hazi...
-
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane: Mundësia historike për shqiptarët
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin “Shqipëria 2030”, duke theksu...
-
Vetaksident trafiku rrugës për në Gjilan, një person i lënduar
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku...
-
Presidentja kujton 26 vjetorin e mạsạkrës në Beleg
Një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, for...
-
Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit: Festë e bekuar që përçon mesazhe për paqen
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për F...
-
KFOR-i me ushtrime për kontrollin e trazirave
Karabinierët italianë dhe Policia ushtarake çeke në kuadër të misionit KFOR-i...
-
Çarje masive e tokës në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Myanmarin është rrit...
-
Mandl: Qeveria duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun
Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Koso...
-
Pse ka rëndësi njohja e Kosovës nga Kenia?
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësin...
-
Arrestohet për ryshfet zyrtari në Gjakovë, kërkoi para për t’i rregulluar dokumentet për lehona
Një zyrtar i Qendrës Rajonale për punësim në Gjakovë ka kërkuar nga një perso...