Lajme

Pas vizitës në Kosovë, Gjenerali Clark shkon në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 09 July 2021

Pas vizitës në Kosovë, Gjenerali Wesley Clark ka shkuar në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar një fotografi krah tij.

“Është mirë të fillosh ditën duke biseduar me heroin, Gjeneralin Clark, njeriun që ishte në krye të NATO-s, operacionin për çlirimin e Kosovës”, shkroi Veliaj.

-Advertisement-

“Më vjen mirë që të takova zotëri”, shkroi më tej kryetari i Tiranës në Twitter.

Clark u prit me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit, gjatë vizitës në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera