Lajme

Pas vezëve, AAK thërret tryezë për taksën

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 23 February 2020

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit. Si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera