Fokus

Pas vërshimeve qytetarët po nxirren nga shtëpitë me traktor në Klinë (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 21 November 2022

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që të vërshohen nga uji shumë qytete në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

E njëra ndër to është edhe qyteti i Klinës, i cili pas përmbytjeve tek “Ura e Haxhisë”, qytetarët janë detyruar që të nxirren nga shtëpitë e tyre me traktor.

Në disa pamje të dërguar nga lexues të Gazetës Infokus shihet se si qytetarët po nxirren nga shtëpitë me anë të traktorit, pasi që nuk kanë se si të kalojnë ndryshe atë pjesë.

-Advertisement-

Ndryshe, pas vërshimeve të mëdha, qyteti i Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera