Lajme

Pas vendosjes së taksës është rritur prodhimi dhe punësimi

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 04 March 2019

Që nga vendosja e taksës 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kompania vendore “Fluidi” ka rritur prodhimin e vajit ushqimor ‘Floil’dhe ka punësuar më shumë persona.

Kështu është bërë e ditur nga vizita që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka bërë kompanisë së pijeve dhe vajit ‘Floil’ në Gjilan.

Pronari i kësaj kompanie, Fejzullah Mustafa, ka thënë se taksa e vendosur ka ndikuar që prodhimin e vajit ta rrisin mbi 100 për qind. Madje ai ka thënë se është dashur që më herët të vendoset një taksë e tillë për prodhimet që vijnë nga shteti serb.

-Advertisement-

“Për këtë kohë të taksës së implementuar kemi një rritje të prodhimit, sidomos tek vaji ‘Floil’ kemi rritje më tepër qind për qind, ndoshta mbi 100 përqind kemi një ngritje. Kështu që, mendoj se kjo taksë ka ndikuar pozitivisht tek konsumatori, tek populli i Kosovës se ka kuptuar dhe janë vetëdijesuar se duhet të konsumohen produktet vendore. Nëse konsumohen produktet vendore çka dhe kush fiton, do të fitojë shteti i Kosovës, do të zhvillohet ekonomia e Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë produktet e kësaj kompanie, duke thënë se përveç që janë të mira janë edhe të vendit.

“Kjo është një kompani e cila e ka fituar besimin e konsumatorit në plot produkte, pra janë lëngjet, pijet joalkoolike e të njohura. Mirëpo, ajo që është diçka vërtet premtuese është vaji ushqimor ‘Floil’, i cili e ka marrë besimin e konsumatorëve të Kosovës pra po i besojnë qytetarët, i kanë besuar kësaj cilësie dhe fatmirësisht ka rritje në prodhim, rritje në punësim që është një lajm i mirë”, u shpreh Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera