Lajme

Pas vendosjes së stentës në zemër, kryetari Zeqiri thotë se është mirë dhe nesër do të dalë në punë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 02 July 2023

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, para dy ditësh ka pasur një intervenim në zemër ku i është vendosur një stenë.

Ai për Klankosova.tv ka thënë se ka qëndruar tri ditë në spital, ndërkaq ka bërë të ditur se tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e kam ditur për problemin me zemër, kam shkuar për një ftohje, por më pas mu kumtua që kisha pasur sulm kardiak, kam qëndruar tri ditë në spital, ndërkaq të premtën kam dalë, tani jam mirë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tutje bëri të ditur se nesër do të dal në punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera