Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese reagon Oda e Mjekëve: TURP
Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 31 March 2020
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e masës së përkoshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor, ka bërë që Oda e Mjekëve të Kosovës të reagoj ashpër.
Oda e Mjekëve të Kosovës e ka quajtur vendim të papranueshëm aq më tepër në kohën kur punëtorët shëndetësorë po përballen me situatën e rënduar nga koronavirusi.
“Përkundër poshtërsimit, denigrimit dhe diskriminimit që është duke iu bërë, profesionistët shëndetësor nuk do të dezertojnë nga lufta për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, të gjithë ata që janë përgjegjës për zvarritjen dhe mosvendosjen për këtë çështje, i mbuloftë turpi dhe poshtërimi. Rehatia dhe komoditeti nëpër fotelet autoritare, pagat katërcifërore, ua kanë humbur arsyen, humanitetin dhe dinjitetin. TURP”, thuhet në reagimin e OMK-së.
Ky është reagimi i plotë:
Vazhdimin e masës së përkohëshme për zbatimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik e kemi pranuar me shqetësim, sidomos duke marr parasysh rrethanat në të cilat gjiendet vendi ynë. Gjendja e tillë është rrethanë veçanërisht rënduese për mantelbardhët, të cilët duke qenë në vijën e parë të frontit kundër virusit COVID 19, janë duke e rrezikuar qënien e tyre dhe familjet e tyre.
Prolongimi i kësaj çështjeje e cila është parashtruar pranë Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të marr asnjë konotacion arsyetues duke marr parasysh rëndësinë ekonomiko-sociale të këtij ligji. Pezullimi i të njëjtit deri me 30 qershor 2020, është shfaqje e joseriozitetit që po paraqitet nga organet kompetente, ndërkaq denigruese për shërbyesit publik, e në veçanti komunitetin e profesionistëve shëndetësore.
Ashtu sikur në reagimin tonë të datës 6 dhjetor 2019, përsërisim që pabarazia dhe diskriminimi në raport me të ardhurat personale është duke vazhduar dhe duke u mirëmbajtur me procedurat e panevojshme që e prologojnë eliminimin e këtij diskriminimi. Pikërisht, duke u thirrur në kontrollin e diskriminimit të mundshëm për mënyrën se si e ka rregulluar sistemin e pagave ligji në fjalë, stërzgjatja e kësaj procedure shkelë të drejtën në një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në kohë të arsyeshme.
Apelojmë tek i gjithë spektri institucional, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, që kësaj lënde t’i jep prioritet dhe njëkohësisht ta shqyrtojë zgjatjen e masës së përkohshme duke e koncentruar atë vetëm në pjesët kontestuese për të cilat është iniciuar çështja në fjalë.
Përkundër poshtërsimit, denigrimit dhe diskriminimit që është duke iu bërë, profesionistët shëndetësor nuk do të dezertojnë nga lufta për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, të gjithë ata që janë përgjegjës për zvarritjen dhe mosvendosjen për këtë çështje, i mbuloftë turpi dhe poshtërimi. Rehatia dhe komoditeti nëpër fotelet autoritare, pagat katërcifërore, ua kanë humbur arsyen, humanitetin dhe dinjitetin. TURP
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...