Sport

Pas vendimit për vazhdimin e kampionatit, flet presidenti i Trepçës’ 89

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 18 May 2020

Mesditën e së hënë Ministria e Shëndetësisë ka dalur më vendim që klubet e Superligës së Kosovës në futboll të rinisin stërvitjet nga data 18 maj, derisa datën e fillimit të kampionatit ia ka lënë në dorë FFK-së, shkruan Gazeta inFokus

Lidhur me vendimin e MSH-së, presidenti i klubit të Trepçës’ 89, Abedin Zeka për Gazetën inFokus ka deklaruar se e ka mirëpritur vendimin për vazhdimin e kampionatit, ai ka shtuar se kjo ka qenë zgjidhja me e mirë.

“Të them të drejtën e kam mirëprit vendimin për vazhdimin e kampionatit. Kjo ka qenë rruga me e drejtë dhe me e mirë për mendimin tim, pasi dihet që ne e kemi kryer vetëm 66% të kampionatit, i kemi dhe 11 xhiro deri në fund dhe kampionati duhet me përfundu ashtu siç i ka hije, pra kush e meriton le ta fiton dhe renditja përfundimtare duhet të jetë në bazë të 33 xhirove të zhvilluara”, deklaroi Zeka.

-Advertisement-

I pyetur se a kanë filluar stërvitjet futbollistët e Trepçës’ 89, i pari i ‘minatorëve’ tha se kanë filluar sot me stërvitje në distancë, duke shtuar se trajneri nuk ka qenë i kënaqur me formën e treguar nga lojtarët pas rikthimit.

Futbollistët i kanë rifilluar stërvitjet sot, kanë punuar në grupe të ndara me nga dy veta. Stërvitjet kanë qenë te lehta kryesisht vrapimeve, ndërsa me bisedat që kam pasur me trajnerët me kanë thënë se nuk janë të kënaqur me formën e lojtarëve edhe pse kanë stërvitur sa herë kanë mundur individualisht”, përfundoj Abedin Zeka./Gazeta inFokus/

Zeka: Morën 17 përforcime, 10 na dështuan - Insporti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera