Lajme

Pas vdekjeve të mbrëmshme, dramë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 05 July 2020

Familjarët ngritin dyshime për oksigjenin, edhe pse askush nuk ka fakte që sistemi kishte problem, ose që cilësia ishte dobët

Një 70- vjeçar nga Mitrovica ka ndërruar jetë mbrëmë pak pas mesnatës në Klinikën Infektive. Ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe qe disa ditë ishte i shtrirë në këtë Klinikë.

Vajza e tij në një prononcim ka ngritur dyshime se babai i saj ka vdekur si pasojë e oksigjenit.

-Advertisement-

“Baba jem ka vdekë prej oksigjenit. Unë po dyshoj qe gazim që e ka marrë, oksigjenin ia ka shkaktua. Ne familjarët e kemi monitoru oksigjenin që e ka marrë baba. Dyshimi jem është që ai ka vdekë prej oksigjenit. Baba ka vdekë në orën 03:00 të mëngjesit”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera