Pas vdekjes së një pacienteje, Austria pezullon përdorimin e një grupi të vaksinave AstraZeneca
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 07 March 2021
Autoritetet austriake kanë pezulluar vaksinimin me një grup të vaksinave të AstraZenecas, ndërsa po heton vdekjen e një personi dhe sëmurjen e një tjetri pas vaksinimit, raporton Ministria e Shëndetësisë së Austrisë.
“Zyra Federale për Siguri në Kujdesin Shëndetësor (BASG) ka marrë dy raporte për një lidhje me vaksinimet nga grupi i njëjtë i vaksinave të AstraZenecas në klinikën në Zwettl”, është thënë nga Ministria.
Një 49-vjeçare ka vdekur si pasojë e çrregullimeve të rënda me koagulim të gjakut, ndërsa një 35-vjeçare ka marrë emboli pulmonare, por është duke u rikuperuar.
“Aktualisht nuk ka dëshmi për lidhjen me vaksini”, ka thënë BASG.
Mediumet austriake raportojnë se të dyja gratë ishin infermiere që punonin në klinikën në Zwettl.
BASG ka thënë se mpiksja e gjakut nuk është në mesin e efekteve të njohura anësore të vaksinës. Është duke bërë hetime për çdo lidhje të mundshme.
“Si masë parandaluese, stoku i mbetur i vaksinave në fjalë nuk do të përdoren më për vaksinim”, ka thënë BASG.
Nga AstraZeneca është thënë se është në kontakt me autoritetet austriake dhe po përkrah plotësisht hetimin.
AstraZeneca për agjencinë APA ka thënë se vaksina është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bazuar në programin klinik global ku morën pjesë mbi 23 mijë pjesëmarrës.
“Gjitha këto kanë konkluduar se vaksina anti-COVID e AstraZenecas është e sigurt dhe efikase”, thuhet nga AstraZeneca.
Të tjera
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...