Lajme

Pas urimit për Albanesen, diplomati australian takohet me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 02 June 2022

Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi, me të cilin kanë diskutuar për tema të fushave të ndryshme.

Për këtë takim ka njoftuar ambasadori në Twitter, i cili tha se ka falënderuar Kurtin për urimin që ia ka bërë kryeministrit të ri australian Anthony Albanese.

“Kënaqësi ta takoja kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Faleminderit për urimet tuaja për për qeverinë e re australiane të kryeministrit Anthony Albanese dhe diskutimin për progresin ekonomik të Kosovës, mbështetjen e Australisë për sovranitetin e Kosovës, mbështetjen tonë të përbashkët për demokracinë dhe rendin global të bazuar në rregulla – përfshirë kundër agresionit”.

-Advertisement-

Andrea Carlo Biggi është udhëheqës i misionit diplomatik të Australisë në Kroaci dhe është i akredituar për Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera