Pas urdhrit të talibanëve, gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 22 May 2022
Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizionin afgan me fytyra të mbuluara, pas urdhrit të talibanëve për paraqitje të tillë.
Më herët gjatë këtij muaji, lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, ka lëshuar një dekret që urdhëron gratë të mbulojnë plotësisht fytyrën në publik, duke e përmendur burkan si veshje ideale.
Më 21 maj, Ministrja për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, ka lëshuar urdhrin e njëjtë për gratë që dalin në televizion.
Megjithatë, gratë fillimisht e kanë sfiduar vendimin duke dalë të shtunën në transmetim pa mbulesë.
Megjithatë, më 22 maj, prezantueset gra janë parë me hixhab dhe u janë parë vetëm sytë.
“Ne kemi rezistuar dhe jemi kundër vendosjes së maskave”, ka thënë prezantuesja e televizionit TOLO News, Sonia Niazi për agjencinë e lajmeve AFP.
“Mirëpo TOLO News ka pasur presion dhe ne jemi detyruar ta vendosim atë”.
Një zëdhënës i ministrisë ka thënë se autoritetet nuk janë kundër prezantueseve gra.
Prej kur kanë marrë kontrollin në gusht të vitit të kaluar, talibanët kanë lëshuar një numër dekretesh që kufizojnë të drejtat e grave dhe vajzave.
Atyre u është ndaluar dalja në rrugë pa ndonjë familjar burrë, si dhe janë penguar nga shkollimi i mesëm. /REL
Të tjera
-
Kush do të bëhet shefi i ri i NATO-s?
Këtë vit, në Bruksel janë në garë katër poste të mëdha politike: presidencat ...
-
Kosovarët me shkallën më të lartë në Evropë të pronësisë së shtëpive
Kosova e ka shkallën më të lartë në Evropë të pronësisë së shtëpive. Sipas...
-
Kupchan: Putini s’ka gjasa ta sulmojë NATO-n
Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork, tha se n...
-
Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Djali i Thaçit për vdekjen e Raketës: Ishte një prej njerëzve më të dashur të familjes
Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi ka reaguar pas vdekjes së ish-pjesëtar ...
-
Dëmtohen pajisje të antenës së Policisë në Mitrovicë, këputen kabllot furnizuese të rrymës
Një punëtor i PTK-së ka njoftuar se disa persona të pa njohur, kanë bërë disa...
-
Gruaja bën për spital burrin në Rahovec
Një burrë nga Rahoveci është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. I ...
-
“Rolex”-i i hap probleme/ Nisin hetimet për presidenten e Perusë: E kam blerë me kursimet e mia
Prokurori i Përgjithshëm i Perusë njoftoi dje se ka nisur një hetim paraprak ...
-
Arrestohet një burrë në Podujevë, sul*oi një grua
Një burrë në Podujevë është arrestuar, pasi që kishte sulmuar seksualisht një...
-
Vdekja e ish- truprojës së Presidentit Thaçi, Çitaku: Luftëtar, legjendë, pusho në qetësi
Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar për vd...
-
Vdes Arben Rugova, ish-gazetar dhe zyrtar i MPJ-së
Ka vdekur, Arben Rugova, ish-gazetar dhe zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jas...
-
Gjuha fyese që përdori Petkoviq ndaj Osmanit, reagon Prindon Sadriu: Të kujton taktikat e përdorura Millosheviçi e Putini
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj krye...