Pas Turqisë, Shqiptarët janë populli më i palumtur i Evropës; Kosova ndër më të lumturat
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 18 March 2022
Shqipëria u rendit e parafundit në Europë në Indeksin e Lumturisë 2022, një publikim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili publikohet në kuadër të ditës së lumturisë që është 20 marsi.
Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112.
Maqedonia e Veriut renditet pak para Shqipërisë në vendin e 89. Bosnjë Hercegovina është në vend të 67, Mali i Zi i 75-i, . Serbia është një nga 10 shtetet në botë që ka pasur përmirësimin më të lartë, duke u renditur në vend të 43.
Në kontrast nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët.
Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 5.199 pikë).
Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.
Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues për të kuptuar rezultatet: Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, bamirësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.
Individëve u bëhen nga Instituti Gallup pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje.
Renditja globale, dominojnë vendet nordike
Pas pandemisë, lajmi i mirë është që në raportin e këtij viti ka një përmirësim të perceptimit të lumturisë në botë.
Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë.
Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha kanë rezultate shumë të mira në treguesi që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, PBB për frymë, mbështetje sociale në kohë të vështira, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.
Danimarka është në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë përkatësisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, Izraeli renditet në vendin e 9-të dhe Zelanda e Re përmbyll 10-shen e parë.
Kanadaja (nr. 15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) hynë të gjitha në top 20.
Sipas raportit, shqetësimi dhe stresi u ulën në vitin e dytë të pandemisë.
“Për të rinjtë, kënaqësia nga jeta ka rënë, ndërsa për ata mbi 60 vjeç është rritur — me pak ndryshime të përgjithshme,” sipas raportit.
Ndikimi i pritshëm i luftës
Anketat mbi të cilat u bazuan renditja e lumturisë së këtij viti u kryen shumë përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ukraina dhe Rusia janë në gjysmën e fundit të renditjes botërore për lumturinë në raportin e vitit 2022, me Ukrainën në vendin e 98-të dhe Rusinë në vendin e 80-të.
Në vendin e 146, Afganistani është në fund të renditjes në raportin e vitit 2022, “një kujtim i fortë i dëmit material dhe jomaterial që lufta u bën viktimave të saj të shumta,” tha Jan-Emmanuel De Neve, një redaktor i raportit.
Lufta aktuale në Ukrainë do të thotë se lumturia në pjesë të tjera të botës mund të zbehet gjithashtu./monitor.al
Të tjera
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...
-
Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministri...
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mit...
-
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luft...
-
Fatmir Humolli kritikon Memli Krasniqin: Nuk duhet të ketë vija të kuqe ndërmjet partive shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subje...
-
Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se gjatë 3 muajve të ...
-
Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi
Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq...
-
Presidentja Osmani flet për progresin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë
Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat ...