Lajme

Pas Trump, Elon Musk merr vendimin për të tjera llogari të pezulluara

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 25 November 2022

Pas rikthimit në platformë të ish-presidentit Donald Trump, Elon Musk ka marrë vendimin për të hapur sërish disa llogari të pezulluara.

Sipas tij, Twitter do të sigurojë një “amnisti të përgjithshme” për një pjesë të llogarive të mbyllura, nga java e ardhshme, por manjati i Teslës nuk i ka treguar kriteret që do të vihen në zbatim.

Kjo erdhi pasi një sondazhi që ai zhvilloi të mërkurën duke pyetur përdoruesit e Twitter nëse llogaritë që “nuk kanë shkelur ligjin” duhet të kthehen në platformën e mediave sociale.

-Advertisement-

Më shumë se 3.1 milionë përdorues të Twitter iu përgjigjën sondazhit të Musk, me 72.4% të tyre që votuan “Po”.

Njeriu më i pasur në botë bleu Twitter për 44 miliardë dollarë muajin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera