Lajme

Pas tre orëve hetuesit e Speciales dalin nga zyrat e OVL-UCK, i marrin dosjet

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 17 September 2020

Pas tre orëve që qëndruan në zyrat e Organizatës së Veteraneve të Luftës, Hetuesit e Speciales kanë marrë dosjet që iu dorëzuan dje kësaj organizate.

Ndonëse ishte paralajmëruar nga udhëheqësit e organizatës së dorëzimi nuk do të behej pa Policin e Kosovës një gjë e tille nuk ndodhi.

Dorëzimi i dosjeve është bërë më këshillë të avokatit, Tomë Gashit i cili është autorizuar si avokat i OVL UCK-së, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kështu është shprehur Gashi në një konference për medie.

“Ky është një material i tyre dhe ata e kanë marrë atë që i takon. Ju duhet të keni kujdes në emrat e dëshmitareve që të mos i publikon. Mirëpo ju keni drejte të publikon relacioni e Speciale me institucionet e Serbisë”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që në zyret e OVL-UCK dikush i panjhohur sjell dosje nga Gjykata Specialja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera